Bota e Yjeve

Page 1 of 212

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, aktoren me famë botërore, Angelina Jolie, fituesen e çmimit Nobel, Leymah Gbowee, ish-shefen ekzekutive të Facebook, Sheryl Sandberg, aktoren e madhe, Meryl Streep, diplomaten amerikane, Madeleine Albright, shefen e FMN-së, Christine Lagarde e gra tjera…

Buble rrëfen adoleshencën problematike

Buble rrëfen adoleshencën problematike

Michael Buble është hapur dhe ka folur për të kaluarën e tij të egër, e cila përfshin përjashtimin nga një ndeshje basketbolli në Kanada pas rrahjes dhe largimi nga seti i emisionit televiziv “The X Files”.

Krijuesi i hitit “Cry me a River” është i njohur për zërin e tij të jashtëzakonshëm, por ai që shihet më i qetë,…

The Game t’i paguajë 5 mil. dollarë policëve

The Game t’i paguajë 5 mil. dollarë policëve

Një gjykatë e apelit ka vendosur që The Game të paguajë pesë milionë dollarë një grupi të policëve, të cilët kishin marrë pjesë në filmin e reperit “Stop Snitching/ Stop Lying”.

Policët janë shfaqur në videon promocionale të mixtape të reperit në vitin 2006, kur ata e arrestuan The Game pse xhiroi këtë video në një qendër tregtare në Karolinën…

Besarda largohet nga Big Borther

Besarda largohet nga Big Borther

Nuk i ka rezistuar më shumë se 24 orë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5.

Ky është vendimi i marrë nga Besarda, vajza e cila hyri në shtëpi si “vajza e produksionit” e që do ta hapte derën e shtëpisë për Florianin.

Edhe pse për banorët e Big Brother Albania,…

Fillon Big Brother 5

Fillon Big Brother 5

Ka filluar edicioni i pestë i reality show, Big Brother Albania, me banorë të karakteristikave, moshave dhe vendeve të ndryshme.

Në një shtëpi madhështore të ndërtuar nga Top Channel enkas për këtë spektakël, filloi edicioni i pestë i Big Brother Albania, i cili edhe kësaj radhe do të drejtohet nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani.

Të shtunën mbrëma në spektaklin hapës…

Familjarë dhe miq mblidhen në varrimin e Hustonit

Familjarë dhe miq mblidhen në varrimin e Hustonit

Makina që transportonte kufomën e këngëtares tashmë të ndjerë, Whitney Houston, ka arritur në kishën e New Jerseyt, ku edhe po zhvillohet ceremonia e varrimit të saj.

Rreth 1,500 persona mësohet të jenë ftuar në shërbimin e së shtunës në kishën baptiste “Shpresa e Re”, ku Huston ka kënduar si fëmijë.

Ylli i muzikës ka ndërruar jetë më 11 shkurt…

Jay-Z dhe Beyonce preferuan ‘pizza’ para Grammyt

Jay-Z dhe Beyonce preferuan ‘pizza’ para Grammyt

Është folur shumë për mungesën e superyjeve Beyonce dhe Jay-Z në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve Grammy, ndërsa duket se çifti përkundër nominimeve preferoi që të kalojë një mbrëmje së bashku.

Duke ngrënë pizza. Ishte ky takimi romantik për të cilin Jay-Z e anuloi paraqitjen në Grammy Aëards, përkundër faktit se ishte i nominuar.

“Ishte një takim normal…

Tagged with:             

Bëhen bashkë Gold AG, Hekurani dhe Poni

Bëhen bashkë Gold AG, Hekurani dhe Poni

Janë bërë bashkë këngëtari Hekuran Krasniqi, reperi Gold AG, dhe këngëtarja nga Shqipëria Poni, për të realizuar një këngë të përbashkët. Gold AG ka bërë të ditur për “Kosova Sot” se kjo këngë do t’i këndohet Çamërisë, dhe Poni e ka mirëpritur këtë ide.

Kënga titullohet “Më prit Çamëri”, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë reperi, ndërsa muzika është…

Cheryl Cole kthehet në krahët e Derek Hough

Cheryl Cole kthehet në krahët e Derek Hough

Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, është përsëri në lidhje me aktorin, muzikantin dhe valltarin amerikan, Derek Hough.

Çifti për herë të parë ka qenë në lidhje në kohën kur anëtarja e “Girls Alouds” u nda nga futbollisti i Chelseat, Ashley Cole, në vitin 2010.

Daily Star raporton se riafrimi i tyre ka ndodhur prej kohës që Cheryl është transferuar në Shtetet e…

Ndërroi jetë Whitney Houston

Ndërroi jetë Whitney Houston

Ikona e muzikës pop dhe soul, Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshë 48-vjeçare. Konfirmimin për vdekjen e saj e ka bërë zëdhënësja Kristen Foster, e cila nuk ka dhënë detaje për shkakun dhe vendin e vdekjes së këngëtares.

Houston, vajza e artë e industrisë muzikore, nga mesi i tetëdhjetave deri kah fundi i nëntëdhjetave ishte një nga artistet më…

Page 1 of 212