Ia shpojnë gomat makinës së deputetes Ermira Mehmeti

Pas vënies së zjarrit dhe grabitjes së shtëpisë së zëvendës ministrit të arsimit dhe shkencës Safet Neziri, të enjten cak i keqbërësve ka qenë makina e deputetes Ermira Mehmeti Devaja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Persona të panjohur kanë shpuar gomat e makinës së deputetes Mehmeti Devaja, në kohën që makina ka qenë e parkuar para banesës së saj në lagjen Çair të Shkupit. Deputetja i ka marrë masat për rregullimin e automjetit, ndërsa rastin nuk e ka paraqitur në polici. “Nuk ka problem, kaloi”, thotë ajo për “Lajm” duke shtuar se nuk ka dashur që rasti të marrë përmasa të mëdha. Nuk dihet nëse incidenti është i lidhur me atë të zëvendës ministrit për arsim Neziri dhe ka prapavijë politike. “Nuk do të doja të mendoj kështu, mendoj se s’kam tema të hapura me asnjë njeri. Unë përpiqem që ti bëj mirë njerëzve”, thotë deputetja Mehmeti Devaja, duke shtuar se këto raste janë fatkeqësi e shoqërisë sonë.

Ndërkaq, policia akoma nuk I ka gjetur shkaktarët e zjarrit të shtëpisë së zëvendës ministrit të arsimit Safet Neziri. Zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme –Shkup, Liza Bendevska thotë se po punohet në këtë drejtim, por akoma nuk ka të dyshuar. “Në vijim janë masat e mara  për zgjedhjen e kësaj çështjeje dhe gjetjen e shkaktarëve”, tha ajo për “Lajm”.

Para 10-të ditësh, persona akoma të panjohur për policinë hynë nga dera e pasme e shtëpisë së zëvendës ministrit të arsimit Safet Neziri, ku dhe i kishin vënë zjarrin njërës nga dhomat e shtëpisë, ndërkaq që kishin vjedhur edhe një sasi të konsiderueshme parash dhe të stolive të arit. Kjo ishte hera e dytë që i shkaktohej i njëjti dëm zëvendës ministrit të arsimit Safet Nezirit. Policia akoma nuk e ka zbardhur as rastin e parë.

Rrihet shoferi i kryetarit të komunës së Tetovës

Hasmir H., shoferi personal i kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti është rrahur rëndë para dy ditëve në një incident që ka shpërthyer në Tetovë. Sektori për punë të Brendshme i Tetovës ka informuar se në kafenenë “Dafi” ka shpërthyer një zënkë që ka përfunduar me përleshje fizike, ku me plagë të rënda në kokë ka përfunduar Hasmir.H.  Sipas njoftimeve të policisë, personi i lartpërmendur pa vetëdije është dërguar  në Qendrën mjekësore në Tetovë. Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...

Leave a Reply